Gjenocidi i Serbisë, Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi

Gjenocidi i Serbisë, Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi

Matthew Palmer

Matthew Palmer, zv. ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit ka komentuar mbi paraljmaërimet e kryeministrit Kurti, për të paditur Serbinë për Gjenocid. Sipas Palmer një qasje e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë–Serbi. Palmer është shprehur se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.

Sipas Palmer, është e rëndësishme të gjendjen pika të përbashkëta me Serbinë dhe Kosovën në mënyrë që të bëjnë përparim.

 “Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer për RTV21.

Palmer është shprehur se Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar . Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale”, tha Palmer.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja