Mesila Doda, kryetarja e grupit parlamentarë për Demokraci Integrim dhe Unitet është shprehur në mbledhjen e organizuar sot në konferencën e kryetarëve lidhur me Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë duke saktësuar se së pari parlamenti duhet të nderojë viktimat e shqipëtarve të Çamërisë. Mesila Doda kërkoi mbajtjen e një seancë përkujtimore në 27 qershor për viktimat e genocidit të shqiptareve të Çamërisë.

“Nuk kam asnjë problem që ne të shprehemi lidhur me aktet genocidiale të ndodhura ne vendet e rajonit, por nisur nga kjo iniciativë do mendoja që duhet më së pari të nderojmëhistorinë tonë’, tha ajo.

“Ka një vendim të Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën përkujtimore të genocidit mbi shqiptarët e Çamerisë. Sot i kërkoj zyrtarisht kësaj konference që Parlamenti shqiptar të mbaje një seance përkujtimore për këtë popullsi martire duke dhënë edhe shenjën e nderimit të historisë tonë dhe viktimave të pafajshme.

Pres që ky të jetë një hap që do i bashkojë të gjitha forcat politike në një seancë në nderim të historisë tonë dhe përkujtimit të viktimave”, tha Doda.