‘Zyrtarët grekë kërkojnë drejtësi për Belerin, pala shqiptare hesht për çamët!’ 80-vjet nga gjenocidi, historiani Xhufi: Ka 100 vjet që Athina thotë se nuk ka çështje çame

Në këto shkrepje të ekspozuara këtë fundjavë pranë Kalasë së Tiranës është përjetësuar dhimbja e popullit çam, me mbërritjen në Shqipëri, pasi u dëbuan nga trojet e tyre.

“Në mes të këtyre fëmijëve, në mes të këtyre fotografive mund të kem qenë edhe unë. Kur kemi qenë në një fshat afër Filatit, turma njerëzish ecnin pa ditur se për ku, pa ditur se ç ’mund t’i gjente. Unë asokohe isha vetëm 10-vjeç”, shprehet historiani Hajredin Isufi.

“Ajo që dokumentohej gjatë ditëve të para të mbërritjes së tyre në Shqipëri është se ata donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Dhe kështu ndodhi. Pak kohë më vonë pavarësisht se ç'kaluan me humbjen e të afërmve, fëmijëve, mblodhën forcat, plaçkat që u kishin mbet dhe u nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre, pa e ditur, se atje do të jetonin një tjetër masakër”, shprehet gazetarja Admirina Peçi.

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përmes fjalës e imazhit troket në kujtesë.

“Mesazhi që përcjell kjo ekspozitë është një dhe i vetëm: Drejtësi për Çamërinë!”, shprehet Alket Veliu, dr. i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”.

 80 vjet më parë ndaj tyre u ushtrua një nga masakrat më të egra në zonën e Paramithisë, ku forcat greke vranë rreth 600 shqiptarë. Studiues, personalitete të fushave të ndryshme e qytetarë të thjeshtë risjellin në vëmendje çështjen.

“Ka mbi 100 vjet që politika e Athinës thotë që nuk ka çështje çame. Madje ka thënë edhe troç. Vjen në Tiranë dhe thotë ballëhapur, nuk ka çështje çame, madje ka pasur edhe politikanë që kanë ikur, janë larguar  duke ndërprerë vizitën në mes. Dhe çështja çame çuditërisht për ta dhe kjo i acaron. Sa herë që flitet, sa herë që botohet diçka për çështjen çame, kjo krijon irritim diku tjetër, por në të njëjtën kohë u thotë dhe politikanëve shqiptarë që ju keni një angazhim, një prioritet që duhet ta çoni përpara!”, thotë historiani Pëllumb Xhufi.

Deri në 1945-ën shqiptarët e vrarë kishin arritur në 2771, ndërsa e vijuar dhe në vitet që pasojnë viktimat arritën në 10 000. Janë portrete që mbartin trishtim, kanë parë t’u torturohen e vriten njerëzit e dashur, janë plaçkitur e dëbuar nga ajo që ishte shtëpia, toka e tyre.

“Zyrtarët grekë vijnë në Tiranë, madje edhe në emër të Parlamentit Europian, duke kërkuar drejtësi për Belerin a pronat e minoriteteve, por askush nga pala shqiptare nuk kërkon drejtësi për çamët apo për Çamërinë” , shtoi më tej Veliu.

Ndihen të mirëpritur çamët nga populli, ndërsa çështjen e tyre e shohin të ‘braktisur’ nga qeveria. Në faqet e historisë greke, siç thonë, për gjenocidin heshtet.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 03/02/2024 13:32

    ILIRËT kan bollë argumente se rruga për tek SOJI i njeriut ashtë e gjat,me besim,punë,dashuni arrihen të gjitha,a ban vlla me ditë sa jan NJERËZOR ?

    Përgjigju
  • nagodrE: 03/02/2024 08:23

    Bejleri është Turqi jo nga Yunanistani si pretendon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro