/ATSH-AFP/ - Rumania që zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, u pajis me demokraci në vitin 1989, pasi rrëzoi një prej diktaturave komuniste më të ashpra në Evropë.  Anëtare e Bashkimit Evropia në vitin 2007 ajo është drejtuer që prej dhjetorit 2004 nga Traian Basescu i qendrës së djathtë, mandati i dytë i të cilit përfundon në muajin dhjetor.
kryeministri socialdemokrat, Victor Ponta, shihet si favorit, por një pjesëmarrje e lartë në votime mund të ndryshojë siuatën në favor të kundërshtarit të tij Klaus Iohannis.
Më poshtë vijon gjeopolitika e vendit ballkanik:
GJEOGRAFIA: Vend bregdetar në Detin e Zi, i kufizuar nga Ukraina, Moldavia, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria. Sipërfaqja 237 500 kilometra katrorë.
POPULLSIA: Vendi i shtatë i Bashkimit Evropian, me 21,5 milionë banorë (sipas regjistrimit të dhjetorit të vitit 2008). Atje jetojnë më tepër se 25 minoritete kombëtare, ndër të cilët hungarezët (6,6 për qind) dhe romët (2,5 për qind, sipas burimeve zyrtare dhe 8 për qind sipas OJQ-ve).
KRYEQYTETI: Bukureshti.
GJUHA ZYRTARE: Rumanishtja.
BESIME FETARE: Krishtërimi ortodoks (86,7për qind), katolicizmi (4,7 për qind), protestantizmi (3,2 për qind), myslimanizmi (0,3 për qind).
HISTORIA: Vendi përbëhet nga tri provinca historike: Vllahia, Moldavia dhe Transilvania. Pavarësia e Rumanisë u njoh në vitin 1878.
Vendi është bashkuar me aleatët gjatë Luftës së Parë Botërore. Rumania, e drejtuar nga marshalli pronazist Ion Antonescu që prej vitit 1940, hyri në luftë kundër BRSS-së në vitin 1941, më tej, pas një armëpushimi, i nënshkruar në Moskë në vitin 1944, merr armët kundër Gjermanisë dhe radhitet përkrah BRSS-së, që i mban territoret rumune të aneksuara në vitin 1940 dhe ia bashkon ato Ukrainës dhe Republikës aktuale të Moldavisë.
Komunistët e detyrojnë mbretin Michel të heqë dorë nga froni në vitin në vitin 1947 dhe krijojnë një Republikë Popullore.
Nikolae Çaushesku, i cili vjen në pushtet në vitin 1965, rrëzohet në dhjetor të vitit 1989 më tej ekzekutohet bashkë me bashkëshorten Elena, në përfundim të një procesi të përciptë.
Vendi kaloi një periudhë tranzicioni në kohën e presidencës së Ion Ilieskut, ish-ministër i Çausheskut (1989-1992, 1992-1996 dhe 2000-2004) dhe të "Emil Konstantinesku (kristiandemokrat 1996-2000). Basesku, i qendrës së djathtë vjen në pushtet pas tyre në vitin 2004 për një mandat të shtyrë në pesë vjet.
INSTITUCIONE POLITIKE: Republikë parlamentare që prej dhjetorit të vitit 1991.
KORRUPSION: Rumania është vendi që konsiderohet si më i korruptuar në BE në të njëjtin nivel me Greqinë dhe Bullgarinë, sipas raporteve të organizatës "Transparency International".
EKONOMIA: Pas nëntë vjetësh rritje ekonomike, vendi ra në recesionin më të rëndë të bllokut të BE-së gjatë viteve 2009-10.
FORCAT E ARMATOSURA: Anëtare e NATO-s që prej vitit 2004, ushtria rumune përbëhet nga 68 mijë ushtarë dhe 15 mijë civilë. Rreth 1300 ushtarë rumunë janë përfshirë në operacione të ndryshme ushtarake, kryesisht në Afganistan dhe Ballkan.