GJEORGJI- Aleati kryesor i kryeministrit gjeorgjian ka fituar zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në Gjeorgji. Exit poll-et e para nxorrën fitues 44-vjeçarin billioner, Giorgi Margvelashvili me rreth 66-67% të votave kundrejt rivalit të tij kryesor David Bakradze me 20.2 % të votave.

Ky i fundit e ka pranuar humbjen dhe ka uruar fituesin e këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet e së dielës në Gjeorgjinë e varfër duket se shënojnë fundin e presidencës së tretë të Mikail Saakashvilit, i cili nga kryeministri aktual Bidzina Ivanishvili, është quajtur diktator dhe i dhunshëm.

Ndërkohë pas këtyre zgjedhjeve pritet që Gjeorgjia të bëjë ndryshime thelbësore në Kushtetutë përsa i përket rolit dhe fuqive të institucionit të Presidentit. Ndërkohë, Presidenti i ri, Giorgi Margvelashvili është aleat i koalicionit “Dream Party” të kryeministrit Ivanishvili, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare një vit më parë duke realizuar dhe transferimet e para të pushtetit nga presidenti tek kryeministri.

Kryeministri Bidzina Ivanishvili është njeriu më i pasur në Gjeorgjinë e varfër, e tashmë edhe aleati i tij kryesor Giorgi Margvelashvili, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale, është superbillioneri i dytë në krye të shtetit gjeorgjian.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)