Gjeorgjia paralajmëroi sot Moskën kundër çdo iluzioni për aneksim e republikës separatiste gjeorgjiane të Abkazisë pas paraqitjes në parlamentin abkaz të një projekt ligji mbi afrimin e Abkazisë me Rusinë.
"Ne shpresojmë që autoritetet ruse do të abstenojnë në nënshkrimin e kësaj të ashtuquajtur marrëveshje, përndryshe kjo do të konsiderohet si një hap drejt aneksimit të Abkazisë me të gjitha pasojat ligjore", deklaroi ministri gjeorgjian i Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Ky projektligj synon të thellojë integrimin politik dhe ekonomik të këtij territori të vogël të Kaukazit ku jetojnë rreth 240 mijë banorë, me Rusinë, si dhe kërkohet krijimi i një hapsire ekonomike dhe doganore e përbashkët mes Moskës dhe Abkazisë.
Rusia, që mbështet Abkazinë dhe Osetinë e Jugut, një tjetër rajon gjeorgjian separatist që ndodhet në kufij, njohu pavarësinë e dy territoreve në përfundim të luftës së shkurtër me Gjeorgjinë në gusht të vitit 2008.
ATSH
/Shqiptarja.com