Gjeorgjia fillon hetimet për zgjedhjet parlamentare

Gjeorgjia fillon hetimet për zgjedhjet parlamentare

Prokurorët në Gjeorgji njoftuan të mërkurën se kanë filluar hetimet për zgjedhjet parlamentare të së shtunës, mes akuzave se procesi u manipulua.

Partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane fitoi zgjedhjet me 54% të votave, sipas Komisionit të Zgjedhjeve, një shifër që i jep kësaj partie një shumicë të qartë në parlament.

Opozita pretendon se zgjedhjet janë manipuluar. Vendet perëndimore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë ngritën gjithashtu shqetësime, duke përmendur raste të frikësimit të votuesve, blerjes së votave, votimit të dyfishtë dhe dhunës.

Opozita doli në protesta në rrugët e Tbilisit në fillim të kësaj jave duke denoncuar rezultatet që siguruan një mandat tjetër për partinë në pushtet.

Prokurorët kanë thirrur për të dëshmuar Presidenten Salome Zourabichvili, e cila është e lidhur me opozitën pro-perëndimore, por ajo shtroi pyetjen se përse duhet të japë dëshmi për manipulimin e zgjedhjeve.

"Nuk i takon presidentit të sigurojë prova për manipulimet zgjedhore", u tha ajo gazetarëve. “Vëzhguesit dhe qytetarët e zakonshëm kanë treguar prova se sa masiv ishte manipulimi i zgjedhjeve”.

Organi hetimor, tha ajo, “duhej t’i kishte gjetur vetë provat”.

Presidentja Zourabichvili akuzoi në një intervistë me agjencinë Reuters të hënën se Ëndrra Gjeorgjiane përdori një metodologji ruse për të falsifikuar disa rezultate zgjedhore.

Kryeministri Irakli Kobakhidze, anëtar i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, i ka bërë thirrje Presidentes Zourabichvili që t'u dorëzojë autoriteteve provat e manipulimit. Ai beson se ajo nuk disponon prova të tilla.

Presidentja Zourabichvili tha se opozita po bën thirrje për një hetim "të kryer nga një mision ndërkombëtar me mandatin dhe kualifikimin e duhur" për të parë se si u zhvilluan zgjedhjet. Derisa të bëhet kjo, tha ajo, “këto zgjedhje nuk mund dhe nuk do të kenë legjitimitet apo besueshmëri”.

Disa vëzhgues të zgjedhjeve kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me etiketimin e zgjedhjeve të Gjeorgjisë si të manipuluara. Disa vëzhgues, përfshirë Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, pranuan se kishte raporte për parregullsi votuesish, por organizata nuk i quajti zgjedhjet të manipuluara.

Rusia ka mohuar të ketë ndërhyrë në zgjedhjet e Gjeorgjisë.

Zgjedhjet e Gjeorgjisë vijnë në një moment vendimtar për ish-republikën sovjetike, ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, partia Ëndrra Gjeorgjiane shihet nga shumë njerëz si më e lidhur me Rusinë sesa me BE-në./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori