TIRANE- Astrit Gjepali njeriu që mbeti i vrarë me 7 plumba në pritën e ngritur në afërsi të Rrogozhinës, mesditën e 16 janarit 2014, rezulton i dënuar për “Veprime për qëllime terroriste” dhe “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon dy vendime gjyqësore të gjykatës së Durrësit dhe Gjykatës së Lartë, që tregojnë se si kapobanda Gjepali, në bashkëpunim me tre anëtarët e tjerë Naim Qerimi, Mirush Jareci dhe Bashkim Haxhia,kanë ekzekutuar brenda 24 orëve në vitin 1997 pesë persona mes tyre njëri efektiv policie. Veç vrasjes së shtetasve Luan Plaku, Kajmak Kullolli, Bilal Nezës, Nazmi Kopshtit, Gjepali është akuzuar dhe për vrasjen e Ylli Majacit, të cilin e ka ekzekutuar në Zvicër.
Vrasjet e kryera në Durrës në vitin 1997 janë cilësuar si “Veprime për qëllime terroriste” nga prokuroria e Durrësit, ndërsa gjykata e këtij qyteti ka dënuar me 25 vite burg Gjepalin.
Ulje dënimi në 2011
Në 8 korrik 2011, Astrit Gjepali nëpërmjet avokatit të tij, Skerdilajt Dalipi i është drejtuar gjykatës së Durrësit, me një kërkesë për uljen e dënimit. Kërkesa penale është shqyrtuar nga gjyqtarja Anita Mici, ndërsa prokuror ka qënë Qydret Kadia. Në kohën kur Gjepali ka depozituar kërkesën për uljen e dënimit, rezulton se atij kishin mbetur për të vuajtur dënimin me 13 vjet 8 muaj dhe 8 dite. Mirëpo pas një raporti është verifikuar dinamika e vuajtjes së dënimit të paraqitur nga IEVP Peqin për Astrit Gjepalin. Pas debatit juridik, gjyqtarja Mici ka pranuar kërkesën e të dënuarit për uljen e dënimit. Një kërkesë e tillë, është bërë disa herë në gjykatën e Durrësit, ku në shumicën e rasteve tugat e zeza kanë pranuar të ulin masën e dënimit për Gjepalin.
Ekstradimi nga Italia
Dënimi i Gjepalit me 25 vite burg dhe tre anëtarëve të tjerë të bandës së tij është marrë në mungesë, pasi të gjithë fshiheshin jashtë shtetit si në Gjermani dhe Itali. Nga kërkimet e shumta është arritur të arrestohet në Itali, Astrit Gjepali, i cili më pas në vitin 2006 është ekstraduan në Shqipëri. Pikërisht në këtë kohë, ai ju nënshtrua dënimit me 25 vite, ku drejtësia shqiptare i morri parasysh dhe dy vitet e qëndrimit në paraburgim në Zvicër (1993-1995), ku Gjepali është arrestuar për vrasjen e shtetasit shqiptar Ylli Majaci, vrasje për të cilën më pas është gjykuar në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit i mbyllur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, Gjepali i është drejtuar me disa kërkesa të një pasnjëshme, duke kërkuar uljen e dënimit. Këto kërkesa i ka bazuar mbi raportet e lëshuara nga drejtoria me burgut, e cila konsideronte Gjepalin si person të edukuar dhe tepër korrekt me të dënuarit e tjerë. Nisur nga kjo situatë, gjykatat gjatë këtyre viteve i kanë ulur dënimin, dhe se momentalisht Astrit Gjepali, kishte për të kryer dhe 6.2 vite burgim.
Anëtarët e grupit
Astrit Gjepali
2vjet burg
Naim Qerimi
25 vjet burg
Mirush Jareci
20 vjet burg
Bashkim Haxhia
20 vjet burg
Viktimat
Luan Plaku
Kajmak Kullolli
Bilal Neza
Gëzim Beqiri
Nazmi Kopshti polic
Ylli Majaci i vrarë në Zvicër
Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Lajmi u perditesua
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com