Gjerak Karaiskaj: Estetika në
5.000 vjet fortifikime në Shqipëri

Gjerak Karaiskaj: Estetika në<br />5.000 vjet fortifikime në Shqipëri
Libri i Gjerak Karaiskaj ishte një nga librat më të diskutuar gjatë një aktiviteti u zhvillua sot në Muzeun Historik Kombëtar. Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizoi këtë promovim së bashku me veprën shkencore të ribotuar “Historia e Arkitekturës nё Shqipëri” me autor Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe, që rikthehet e plotësuar dhe e përditësuar pas 36 vjetësh nga koha kur u shkrua që ishte botimi i vetëm kushtuar Historisë së Arkitekturës Shqiptare ishte vetëm në një formë maketi me titull “Historia e Arkitekturës Shqiptare” (1980).

Në këtë promovim janë prezantuar edhe botime të tjera të Institutit të Monumenteve të Kulturës siç janë 2 numrat specialë të revistës “Monumentet” kushtuar 10-vjetorit të anëtarësimit të Gjirokastrës në UNESCO dhe 50-vjetorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës. 

Libri “5000 vjet fortifikime në Shqipëri” i Gjerak Karaiskaj është një tregues jo vetëm i funksionit dhe historisë së tyre, por edhe i karakterit estetik arkitekturor. Sipas autorit të librit të Gjerak Karasikaj fortifikimet më të hershme në vendin tonë i përkasin neolitit të vonë, rreth viteve 2800-2700 p.e.r. Në këtë periudhë hasen fortifikime me ledhe guri e druri, si ato që gjenden në Kamnik të Kolonjës dhe Maliq. Por përhapjen më të madhe ato e patën gjatë periudhës së vonë të bronzit dhe të hekurit të hershëm (1500-500 p.e.r.)

Ky “Vendbanimi i fortifikuar bëhet vendbanimi më karakteristik për ilirët. Tipari më dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe nga alo paraardhëse, janë muret e fuqishme të ndërtuara me gurë të mëdhenj të palatuar, që rrethonin krejt vendbanimin ose pjesët me mbrojtje natyrore më të dobët. Teknika e re u jepte një qëndrueshmëri më të madhe mureve mbrojtëse. Trashësia e tyre ishte 2-4 m, ndërsa lartësia mbi 4 m. Fortifikimet vendoseshin gjithmonë në pika strategjike, pranë rrugëve natyrore dhe luginave që përshkojnë territorin e vendit tonë apo të krahinave të tjera të banuara dikur nga ilirët”, pohon Karaiskaj. .

Në libër ka të dhëna të hollësishme si janë ngritur kalaja e Shkodrës, Beratit, Peqinit etj. Pse midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve, u dallua për ngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena, i cili nga fundi i sundimit të tij mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur me kryeqendër Janinën, që përfshinte Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut dhe zinte një pjesë të tokave të Maqedonisë e të Greqisë. Çfarë estetike kanë kalatë që ai ndërtoi jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë, si në Janinë, Prevezë, Artë, Sul etj, por edhe ato që ngriti brenda territorit të sotëm të Shqipërisë së Jugut dhe të Mesme, si në Tepelenë, Gjirokastër, Shën-Triadhë,Butrint, Mahalla, Libohovë, Shën-Vasi, Porto-Palermo dhe Berat. “Ndërtimet mbrojtëse janë parë kryesisht në pikëpamje ushtarake si fortesa, pa u lënë mënjanë teknika e ndërtimit, sepse jo rrallë ndodhte që teknika e ndërtimit nuk lidhej shumë me qëndrueshmërinë e mureve, por më tepër kishte karakter estetik”, thekson arkeologu dhe studiuesi Gjerak Karaiskaj.

Autori Gjerak Karaiskaj me librin “5000 vjet fortifikime në Shqipëri”, bën të qartë se arti i fortifikimit në vendin tonë jo vetëm nuk qëndron prapa vendeve të tjera, por ai paraqitet me tiparet e veta të veçanta, që krahas përpunimit krijues të ndikimeve të jashtme dha edhe kontributin e vet në thesarin e përbashkët të arkitekturës së popujve të Ballkanit.

Autori ka vrojtuar në vend shumicën e fortifikimeve, ndërsa një pjesë e tyre janë studiuar prej tij, por ai është mbështetur edhe në një sërë artikujsh të studiuesve shqiptarë si të F. Prendit e M. Korkutit për fortifikimet prehistorike; të S. Islamit, N. Cekës. Dh. Budinës e K. Zhekut për antikitetin; të A. Baçes, S. Anamalit e D. Komatës për fortifikimet mesjetare etj; të E. Rizës e P. Thomos për banesat e fortifikuara dhe kullat e shek. XVII-XVIII etj. Janë lënë jashtë këtij punimi, për mungesë të dhënash e studimesh, ndërtime mbrojtëse shqiptare nga krahinat e Kosovës, si dhe fortifikime të tjera të ndërtuara gjatë mesjetës nga feudalë shqiptarë, apo nga Ali Pashë Tepelena, jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë në viset e Epirit të jugut.

aa

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë