Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se 6 muaj më parë një gazetar rus është larguar nga Shqipëria duke u shpallur ‘non grata’ pasi e kanë akuzuar si agjent të Putinit.
/Shqiptarja.com
“6 muaj më parë një gazetar rus është përzënë si spiun rus dhe ne nuk kemi reaguar mjaftueshëm. Ai punonte për median e Putinit dhe është përzënë nga Shqipëria nga qeveria, pasi i kanë dhënë ‘non grata’ si agjent sovjetik” deklaroi ai, por nuk zbuloi emrin e gazetarit rus që është larguar nga autoritetet shqiptare.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











