Gjergj Frashëri: Copat e afreskut
po shkelen ende me këmbë

Gjergj Frashëri: Copat e afreskut <br />po shkelen ende me këmbë
Është trishtueshme të dëgjosh nga goja e disa specialistëve të njohur se restaurimi i Onufrit "është i pamundur". Një konstatim të tillë bëri dhe restauratori i arkitekturës kishtare Dr. Aleksandër Meksi disa ditë më parë për "Shqiptarja.com. Pohimi i dytë vjen nga arkeologu dhe restauratori i njohur Gjergj Frashëri.

Dëmi i shkaktuar në Kishën e Shën e Premtes në Valsh të krahinës së Shpatit (Elbasan), ku njerëz të paidentifikuar kanë shkatërruar në mënyrë të dhunshme me themel pjesë të pikturës murale të saj, ka sjell mjaft reagime nga intelektualët dhe shoqatat e mbrojtjes së trashëgimisë. Ende këto grupe po ngrenë zërin e tyre dhe nuk mund ta kuptojnë indiferencën e institucioneve, si të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Drejtorisë së Trashëgimisë dhe Ministrisë së Kulturës, etj, të cilat nuk përpiqen me masa konkrete për të zhbërë këtë dëm të madh.

Arkeologu dhe restauratori Gjergj Frashëri është një ndër më të shqetësuarit për fatin e restaurimit të kësaj vepre. "Copat e rëna në dysheme po shkelen me këmbë", thotë ai për "Shqiptarja.com". Duke shpjeguar edhe njëherë humbjen e madhe që kemi me dëmtimin e afreskeve 500-vjeçare lind sa herë pyetja: kush paska qenë i interesuar për ta zhbërë këtë dëshmi të rrallë të historisë dhe kulturës kombëtare?.

Gjergj Frashëri rrëfen vlerat, kush e zbuloi Onufrin dhe çfarë vendimesh duhet të marrin ndërkombëtarët që Onufri të rijetëzohet për aq sa është e mundur të bëhet pas një masakre të tillë të pafalshme. Edhe pse ka mjaft vështirësi në restaurimin e kësja vepre, Frashëri pasi rrëfen për mungesën e restauratorëve sugjeron dy emra që mund të ndihmojnë me sa mundin në restaurimin e afreskeve, të cilët janë piktori Hasan Nallbani dhe arkitekti Aleksandër Meksi

Intervistën e plotë e gjeni në gazetën Shqiptqarja.com, 17 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash