Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergj Goro ka marrë vlerësimin  maksimal dje në mbledhjen e KRRTSH, duke dorëzuar planin e ri urbanistik sipas ligjit të ri të miratuar dhe të implementuar në shtator të 2011. Bashkia Himarë është bashkia e parë që në rang republike ka arritur të miratojë planin e saj të studiuar nga një firmë greke, e cila u diskutua në komunitetin himariot dhe më tej. Himara më një afat të largët, pretendon se brenda 20 viteve do të dyfishohen banorët e Himarës.
Çfarë thotë ligji i ri për Urbanistikën?
Ligji i Urbanistikës ka filluar implementimin më 30 shtator 2011. Ky ligj i ri urbanistik nuk të lejon të japësh më leje, nëse bashkitë dhe komunta nuk kanë plan të zhvillimit të territorit. Duhet të përcaktohet në këtë plan kryesisht përdorimi i tokës, çfarë zhvillohet sipas ligjit. Çdo komunë dhe bashki bën këtë plan dhe e paraqit publikut për t'ju nënshtruar diskutimit publik, dhe më pas kalon edhe në Këshill Bashkiak, dhe e dërgon në Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Agjensia pasi e shikon, brenda një muaji nëse ka vërejtje për procedurat e kalon përsëri në bashki për ta riparë. Më pas i kalohet ministrive përkatëse më pas kalon në KKRT për tu miratuar në KRRTSH.
Ju ishit e para bashki komform ligjit?
Ne jemi bashkia e parë në Republikën e Shqipërisë që jemi me plan të ri të këtij ligji, edhe Lushnja që e kaloi sot (dje). Të gjitha bashkitë apo komunat kanë plane, por jo me ligjin e ri urbanistik. Ligji i ri urbanistik nuk thotë jepen leje ndërtimi, nuk e njeh sheshin e ndërtimit, por leje zhvillimi dhe ndërtimi kur janë pallate mbi 10- 20 kate.
Tani u miratua plani, në terren çfarë ndodh?
Ne, na u miratua plani i zhvillimit të Bashkisë së Himarës me prioritet turizmin. Në plan janë futur 250 hektarë tokë, zona për turizëm. Kato janë të ndara në resorte, hoteleri, kombinime resort- hoteleri. Zhvillimin për zgjerimin e fshtrave ekzistues, duke rruajtur trashigiminë kulturore, duke i dhënë 180 hektarë shtesë ndërtimeve që kanë të bëjnë me rezidencën familjare, por edhe shtëpi të dyta, si dhe mbrojtjen e territorit të ndërtimit pa leje. Me këtë ligj apo plan nuk do të ndërtosh ku të duash, por atje ku është miratuar.
Projekti si është realizuar?
Ky plan është bërë komplet me financime të buxhetit të bashkisë. Është vetëm me fondin e bashkisë, 40 milionë lekë të reja është bërë me një konkurs ndërkombëtar duke filluar nga kryebashkiaku para meje. Është fituar nga një firmë greke, që është i specializuar vetëm për këto lloj projektesh. Me këtë plan ne parashikojmë që brenda 20 vjetëve Bashkia Himarë të rritet me 5000 banorë të tjerë shtesë, dhe me rreth 40-50 mijë turistë në vit. Të ardhurat e bashkisë nga lejet parashikohet deri në 50 milionë euro nga lejet e zhvillimit. Këto janë fonde që këto 10 vjet të investojmë në infrastrukturën e bashkisë në një zhvillim më të qëndrueshëm dhe në një zonë sa më kreative.
Sa e rëndësishme është kjo?
Kjo është e rëndësishme. Pasi duhet të fillojmë planet e detajuara. Çdo zonë do ta detajohet për infrastrukturën rrugore, kush do të ketë përparësi. I japim një mundësi investitorëve në turizëm, bizneseve qytetarëve shqiptarë, të huajve. Këta do të vinë menjëherë të marrin lejen dhe fillojnë ushtrimin e aktivitet në hoteleri apo edhe diku tjetër.
Këto leje janë të përhershme apo të përkohshme?
Të përhershme. Të përkohshme do të vinë duke u zvogëluar,sepse ka leje të përhershme. Bëhet tamam një zonë e studiuar. Ka leje për shtimin e aktivitetit. Lejet për ndërtim të përkohshëm mund të ketë, por për një tendë apo diçka tjetër në këtë kuadër.
Çfarë përfitohet nga plani?
Himara fillon të ndërtohet brenda rregullave, ambicioz që vë rregulla në zhvillim. Mbrron pejsazhin, mbrron trashigiminë kultutore dhe bregun e detit, duke i dhënë vlera zonës si në të ardhura por edhe në ambient.
(sg/shqiptarja.com)