Në Maliq, kanë nisur punimet për hapjen e një pike tjetër ‘Rozafa’, e cila do të ndërtohet në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq.
Për këtë, biznesmeni Gjergj Luca ka ndërtuar një bust në nder të drejtuesit të ish-kombinatit të Sheqerit, Nikolla Kallfës.
Sipas Lucës, ky burrë drejtoi për shumë vite Kombinatin e Sheqerit dhe vdiq në ballë të punës dhe se duhet të jetë frymëzim për qytetarët.
‘Ky burrë këtu është Nikolla Kallfa ish-drejtori i Kombinatit që ka marrë pjesë në ndërtimin e më pas drejtimin e tij. Në zgjodhëm që monumentin e parë të rikujtojmë këtë burrë të madh dhe e kemi vënë pranë flamurit kombëtar, sepse ky njeri ka ndarë gëzimin e vet, jetën e vet me njerëzit dhe ka ndërruar jetë mes të njerëzve mes punës e mes gëzimit që krijon puna. Nuk ka burrë që të përmendet në këtë zonë nga të gjithë njerëzit që unë kam takuar për shpirtin e tij për frymëzimin që ka dhënë mes njerëzve. Dhe në rrugëtimin tonë në qytetin e ri në Maliq, do ta fillojmë nëpërmjet këtij burri që ka qenë shembulli më i madh i punës i frymëzimit i jetës dhe i të vërtetës që krijon puna. Qoftë i paharruar kujtimi i këtyre burrave. Burra të tillë duhet te lindi kjo tokë! I paharruar qoftë kujtimi i Nikolla Kallfës, burrit që drejtoi për shumë vite Kombinatin e Sheqerit në Maliq, dhe ndërroi jetë në ballë të punës.’- shprehet Luca në video.
Pa tjeter qe eshte e nevojshme edhe ngritja e nje monumenti tjeter,at te dijes e qe do kryesohej nga ingj.Fiqiret Llazazani pesonalitet i padiskutushem ne ingjenjerin ushqimore shqiptari.Kryingjieri i njohur e projektuesi e zbatuesi i shume lijave te ndryshe te prodhimeve e produktave ushqimore ne kombinat
PërgjigjuPo per ata qe e nxorren jashte funksionit komb.e sheqerit cfare duhet te ndertohet?
PërgjigjuTe lumte goja mor djale. Shyqyr ardhi dita te kujtojme heronjte e punes socialiste dhe shyqyr qe borgjezia jone e re e kupton ma mire kete pune. Dite e shenuar pse jo, ndersa prej Serbie moret mbeshtetjen qe kerthi, tash me te medhenj jeni bere dhe u sherben ora vete, shoku Edi!
Përgjigju