Gjergj Luca përshëndet marrëveshjen në Ohër: Kurti dhe Vuçiç vunë gurin e themelit të paqes! Mesazhi që të bashkohen në tryezën e Ballkanit të Hapur

Biznesmeni Gjergj Luca ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë takimit të djeshëm në Ohër duke dhënë mesazhin se 2 liderët duhet të bashkohen edhe në tryezën e Ballkanit të Hapur. Në mesazhin e tij, u shpreh se Ballkani është e vetmja strehë e ruajtjes së familjes në Europë  ndaj nuk ka asnjë ndryshim nga BE apo SHBA.

Teksa e cilësoi presidentin serb si mik dhe kryeministrin e Kosovës si vëlla, Luca tha se ajo çfarë ndodhi në Ohër është lajm i mirë për të gjithë Ballkanin, në të cilin sipas tij, sa herë kalojnë fuqitë e mëdha, i vënë flakën.

Po ashtu, Luca u shpreh se duhet të mburremi si ballkanas që ruajmë traditën dhe thotë se Europa ka nevojë për ne. Sipas tij, BE dhe SHBA s’kanë asgjë më shumë se Ballkani i Hapur, ndaj përmend se është e rëndësishme që të bashkohen të gjithë për të plotësuar njëri-tjetrin e për të dalë në Europë.

“Përshëndetje nga këta flamuj të ballkanit ku flamuri i komshinjve serb është mes flamurit shqiptar dhe të vëllezërve tonë kosovarë. Kam një përshëndetje nga ky kënd flamujsh për presidentin e Serbisë, për një nga miqtë e Fish City dhe për vëllain, kryeministrin e Kosovës, karizmatikun Albin Kurti.

Urime të 2 liderëve të popujve të vet që më në fund vunë gurin e themelit të paqes, harmonisë, jo vetëm Kosovës e Serbisë por të të gjithë Ballkanit. Përshëndes gjithë ata njerëz që kanë qenë skeptikë për Ballkanin e Hapur. Miqtë e mi, e kuptoj kur filloni korrjen e argumenteve dhe sharjeve drejt meje, e kuptoj që shpirti juaj është plagë, jo vetëm i juaji në Kosovë por edhe i boshnjakëve, malezezëve, shqiptarëve dhe serbëve sepse janë copëtuar me shekuj mes njëri-tjetrit por ajo që u bë në Ohër është një lajm i mirë për të gjithë Ballkanin. Për Ballkanin e fuqisë së barutit që kushdo që ka kaluar nga fuqitë e mëdha ka ndez çakmakun dhe i ka vënë flakën sa herë ka dashur.

Dhe më në fund ky Ballkan, e vetmja strehë e ruajtjes të familjes në Europë, i vetmi vend ku miqtë priten si miq, kur pi kafe me shokë e dashamirë, i paguan 1 njeri dhe jo secili brenda 1 familje në xhep të vet, i vetmi vend që është mbrojtjësi më i madh i integritetit të familjes. Në Europë ne e dimë miq se çfarë ndodh nga dita në ditë me ligjet e tmerrshme, prindi nr 1 e nr 2 që duan të shkatërrojnë familjen dhe kombin. Ne duhet të mburremi si ballkanas që ruajmë traditën, ruajmë familjen dhe jemi e fundit kështjellë në Europë që e bën këtë. Europa ka nevojë për ne.

Për ju skeptikët që nuk hiqni kufijtë e kohës, kur shkoni në darkë në shtëpi, ju kërkojnë lekë apo idealizma e përralla që ju lejnë mbrapa? Të gjithë kërkojnë ekonomi ndaj duke dalë në Europë jemi më të fortë, plotësojmë njëri-tjetrin. Rroftë Ballkani i Hapur”, tha Luca.

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja. Borrell dhe Lajçak, dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, ndërmjetësuan më 18 mars një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takim që mund të rezultojë një prej bisedave më frytdhënëse mes dy liderëve në të gjithë këto vite.

Marrëveshja e dakordësuar por e pafirmosur
Në faqen zyrtare të BE-se është publikuar edhe dokumenti i Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.  Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse - që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi - në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi. Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së.

Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues. Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht. Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marko: 20/03/2023 09:08

    Mashkull bedel. Ordiner. Akoma me ballkanin e hapur? Apo me kembet hapur

    Përgjigju
  • Albol: 20/03/2023 01:49

    Oooo luca merru me ato fabrika si ke se seje per politik

    Përgjigju
  • tani: 20/03/2023 01:46

    mos u merr me politike o luca,,,merru me ate biznesin tend,, ,,mos e njollos emrin e mire te ndrek luces...dhe mos i co fabrikat e prshkut ne elbadan e korce,,por vendosi ne afersi te detit,,sepse ul kostot e transportit...

    Përgjigju
  • Emigrati: 19/03/2023 21:04

    A te mungon tregu serb apo ben sikur te mungon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës