Gjergj Luca shpërthen ndaj analistëve: T’u vijë turp o të pafytyrë, që mbroni këta plehra dhe këta llumra, që kanë tërhequr zvarrë këtë vend

Biznesmeni Gjergj Luca, ka shpërthyer ndaj analistëve, që çdo mbrëmje dalin dhe mbrojnë Ilir Metën.

Ai thotë se është e turpshme, që ata mbrojnë këtë plehra dhe llumra.

“I tmerrshëm nuk është arrestimi por më të tmerrshëm janë analistët bajatë të çdo nate të cilët ashtu si politikanët po ua vjedhin mbrëmjet shqiptarëve. Vetëm mbrëmjet se të ardhmen nuk kanë shans t'ua vjedhin më”, shprehet Luca i revoltuar.

Reagimi i plote

"Nuk rri dot pa mbajtur një qëndrim në publik, kur shoh gjithë këta analista siç i shikoni pas shpinës time në të gjitha televizionet tona publike që merren të gjithë me formën dhe asnjëri me përmbajtjen. Këta zotërinjtë që janë marrë gjithë jetën me formën, a ka mundësi që një herë të vetme këta njerëz të merren me përmbajtje. Ore zotni, çfarë po ndodh, a jeni të zotë të kuptoni se çfarë po ndodh në këtë vend. Shikoni të gjithë stacionet me radhë, merren se si u arrestua një njeri.

Po si ka mundësi që 33 vjet njerëzit që kanë punuar në këtë vend i kanë përçmu, i kanë terrorizu, i kanë grabit, i kanë marrë taksat nëpërmjet tenderave të shtetit, i kanë shkuar te dera dhe janë sjellë më keq seç sillet shkjau përballë nesh.

Si ka mundësi që të gjithë këta llumra dhe gjithë këta të pafytyrë të kombit shqiptar dhe të falni siglat e televizioneve, të më falni moderatorët se nuk kam punë me ta, kam punë me analisteët shqiptarë dhe analistët që vijnë në Shqipëri, jashtë Shqipërie që flasin shqip. T’i vijë turp se na kanë plas plas shpirtin 33 vjet me këta plehëra, me këta llumra që vetëm grabisin këtë vend.

Po kush është marrë me ne që na kanë sakatu, po kush është marrë me ne na kanë përçmu, po kush është marrë me ne që na kanë tërheq zvarrë me vite të tjera dhe na kanë vjedh jetën dhe unë dal me sarkazëm dhe ju nuk e kuptoni sarkazmën time dhe nuk e kuptoni ironinë time dhe duhët t’ju flasësh troç. Po kanë turp këta të pafytyrë që vjellin vrerë për mënyrën si janë ndaluar këta hajna, këta zagarë që kanë mbajtur peng Shqipërinë dhe thoni ju analistë,bëni analizë pse ikin të rinjtë, pse ikin shqiptarët, pse ikin familjet.

Po ikin nga këta njerëz, nga këta barbarë. A mund të jetë jeta ime që kam kriju gjithë jetën punë, mirëqënie, shpresë, a mund të jetë ime apo e njerëzve të talentuar që prodhojnë, mos harroni jo që ndërrojnë e merren me tendera, të jetë në dorë të këtyre horrave dhe kërkoni kush i përzuri këta njerëz, këta të pafytyrë këta plehra i kanë përëzënë.

Pra mos u merrni me formën, por merruni me përmbajtjen.

Këta hiçër, këta llumra duhet të duhet të përfundojnë të gjithë në burg që ta lënë të lirë këtë vend. Dhe rroftë ai vendi atje që po e bën këtë punë, se për shqiptarët nuk ishte bërë kurrë.

T’ju vij turp me këto analiza të ndyra, shprehet Luca i revoltuar.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 24/10/2024 16:42

    Jam plotsishte dakorde me ju zoti Gjergj

    Përgjigju
  • Rroku: 24/10/2024 16:09

    Gjynaf për të Madhin.....NDREKË.....kaq

    Përgjigju
  • Ilmiu: 24/10/2024 15:33

    Kush po të paguan që po dilni papushim në rrjetet sociale e po ofendoni opoziten. Thuaje edhe 1 ( një) “ fjalë të mirë” edhe për K/ ministrin tuaj

    Përgjigju
  • Behari: 24/10/2024 15:18

    Po miliardat e inseratorve,ilaçeve,pensioneve apo tjetër që këto 12 vjet ju vjellin shqiptarve kush ja u vjellë? Kush po zbraz Shqipërinë dhe e ka kthyer këtë vënd në nevojtore të të huajve o Gjergj Luca.Po tregtini i peshkut apo naftës kontrabandë kush po e bënë.Në se do kemi një demokraci të vërtetë ju biznesmenët do hynit të parët në burg dhe tju konfiskohej pasuria e bërë me kirime. Kështu mendoj unë.Të gjithë duhen futur për jetë në burg mbasi e kanë masakruar këtë popull mbasi mendojnë se Shqipërinë e kanë pronë private!

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/10/2024 14:56

    Tē lumt o Gjergj Luca pēr ktē prononcim. Po kta rē ashuquajtur gazetar Insikativ zhgaraviten si qen plerash pēr njē kock qē ta lēpijn. Ku kan kta din dhe iman. Kta jan jashqitja e kombit.

    Përgjigju
  • Mara emigrante në Itali: 24/10/2024 14:00

    Sa burrë i mirë që është ky Luca! E kam njohur te kasinò Rozafa.

    Përgjigju
    • Or tej: 24/10/2024 18:06

      Fitove gje apo le lesht edhe ti aty or teeeejjjjj

  • Gaci: 24/10/2024 13:46

    Te lumte o Gjergj Luca. Hidhuaja surratit balten qe kane kaq kohe qe vjellin per te mbuluar te pegerat e idhujve kriminele te tyre.

    Përgjigju
    • Brajan: 24/10/2024 15:08

      Ky eshte tamam si mbiemri l(l)uca,ky eshte per tu terhequr vete zvarre qe ja u nxiu jeten fshatarve te labinot fushe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut