I burgosuri politik i cili tentoi të vetëflijohej sot në mëngjes duke i vënë flakën vetes është njohur për reagimet ekstreme ndaj qeverisë në mënyrë të vazhdueshme ka këmbëngulur për të përfituar dëmshpërblimet për ish të përndjekurit politikë. Kalvari i vuajtjeve të Ndrecës ka nisur që në moshën 20 vjecare kur ai u dënua nga ish regjimi me 20 vjet burg pas një tentative për arratisje. Aktualisht ai është i martuar me 4 fëmijë dhe jeton në një shtëpi me qera.
Gjergj Ndreca, 50 vjecari që u bë i njohur për reagimet esktreme ndaj qeverisë në mënyrë të vazhdueshme ka këmbëngulur për të përfituar dëmshpërblimet për ish të përndjekurit politikë. Gjergji është baba i 4 fëmijëve dhe bashkëshorti i Inës, e cila është diplomuar për financë, por, kurrë nuk ka gjetur dot një punë. Vetë familja e Ndrecës jeton në një shtëpi me qera.
Emri i Gjergj Ndrecës u bë i njohur fillimisht në 16 shkurt të këtij viti kur ai gjuajti me grusht deputetin Ilir Rusmajli, teksa ky i fundit po hynte brenda në kuvend. Në fillim të qershorit mediat nxorrën sërish në skenë emrin e Gjergj Ndrecës ndërsa u raportua se ai kishte rrahur në rrugë avokatin Agim Tirana. Për të ardhur te protesta më ekstreme ajo e 9 korrikut të këtij viti ky njeri hipi në majë kalit të Skënderbeut, në qendër të Tiranës, e prej aty kërcënonte se do të vetësakrifikohej që bashkëvuajtësit e tij të merrnin dëmshpërblimin për vuajtjet. Dhe së fundi në 13 shtator të këtij viti kur tre të përndjekur me protagonist sërish Gjergj Ndrecën qëlluan me miell Berishën teksa hynte në kuvend.
Gjergj Ndreca hakërrehej se do të rrihte çdo deputet apo ministër që shihte në podiumet televizive të fliste për mrekullitë ekonomike që po kalon Shqipëria, është ai që flet lart e poshtë për vuajtjet e Spaçit, për komunistin Sali Berisha, për skamjen e ish të përndjekurve të ripërndjekur; është ai që shkon derë më derë redaksive për të rrëfyer sagën e jetës së tij dhe për të kërkuar vëmendje ndaj mashtrimit dhe dëmshpërblimeve . I shpallur armik Gjergj Ndreca duket se edhe pas dhjete vitresh burg ne Spac dhe Qafe Barri ka mbetur po aq i varfër dhe i pashpresë. Kalvari i vuajtjeve të Ndrecës ka nisur që në moshën 20 vjecare kur ai u dënua nga ish regjimi me 20 vjet burg pas një tentative për arratisje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com