Shtetasit gjermanë kanë treguar mbështetje maksimale ndaj mbi 600 refugjatëve që kanë zbarkuar nga stacioni i trenit Hauptbahnhof në München.

Mëngjesin e sotëm, menjëherë pas një njoftimi në Twitter nga policia e München-it, ku të gjithë qytetarët ftoheshin të dhuronin ushqime, veshje dhe lodra për emigrantët, fluksi i donacioneve ka qenë i tillë sa policia u detyrua të japë një tjetër njoftim brenda shumë pak orësh, ku me mirësjellje njoftoi qytetarët që ndihma kishte qenë e mjaftueshme dhe emigrantët ishin sistemuar.

Për të sqaruar edhe më tej policia shtoi: "Donacionet janë të mjaftueshme për refugjatët aktualë dhe për ata që pritet të vijnë. Faleminderit Munich. "
gjermani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)