/ATSH-AFP/ - Gjermanët mbështesin gjerësisht pritjen e refugjatëve, duke u shprehur se janë të ndërgjegjshëm që azilkërkuesit do të vazhdojnë të vijnë në sasi të mëdha pas fluksit rekord të regjistruar në fillim të shtatorit, sipas dy sondazheve të publikuara sot.
Sipas sondazhit tradicional "Politbarometer" që zhvillohet nga kanali televiziv ZDF, 66 për qind e personave të pyetur miratojnë vendimin e qeverisë së Angela Merkel për të favorizuar mbërritjen fundjavën e kaluar të 30 mijë burra, grave dhe fëmijëve që mbaheshin në Hungari.
Një maxhorancë edhe më e gjerë, 85 për qind, vlerësojnë se kjo politikë do të tërheqë në Gjermani shumë imigrantë, por 62 për qind e të pyeturve gjykojnë se vendi është në gjendje të presë mijëra persona që i largohen luftës dhe mjerrimit.
Sipas sondazhit "Deutschlandtrend" të publikuar nga kanali televiziv ARD, 61 për qind e qytetarëve gjermanë nuk i konsiderojnë refugjatët një kërcënim.