Më shumë se humbja në çerekfinale kundër Frankfurt dhe eliminimi nga Europa League te Barcelona po djeg numri i madh i tifozëve gjerman që ishin në stadium.

Më shumë se 25 mijë tifozë të Frankfurtit siguruan biletë në në ‘Camp Nou’ dhe kjo ma mërzitur shumë tifozët vendas, të cilët tani duan ‘kokën’ e presidentit Laporta. Ky i fundit ka njoftuar se e di kush janë përgjegjësit dhe për këtë arsye ka nisur një hetim. Në shenjë revolte tifozët ultras të Barcelonës që ishin në stadium u larguan për disa minuta dhe u kthyen më pas.

Normalisht në “Camp Nou” duhej të ishin vetëm 5 mijë tifozë gjermanë.

3 MILIONË EURO – Barcelona ka ngritur një hetim të brendshëm për të gjetur se si 25 mijë bileta të destinuara për tifozët e Barcelonës kanë rënë në duart e atyre të Eintrahtit. Por nga ana tjetër në Barcelonë fërkojnë duart, sepse nga shitja e biletave vetëm për takimin kundër Frankfurtit, klubi katalanas ka fituar plot 3 milionë euro.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe një nga bashkëpunëtoret më të afërta të presidentit Laporta, Elehna Fort.

“Ajo u ka kërkuar ndjesë tifozëve të Barcelonës, por nga ana tjetër ka saktësuar se shuma e përfituar nga shitja e biletave nuk mund të injorohet. Sipas mediave spanjolle, Barça ka fituar 3 milionë euro nga shitja e biletave, shumë që do ta përfitonte në rast kualifikimi në gjysmëfinale.