Gjermanët vendosin pikën mbi "i", Trump më i rrezikshëm se Putin apo Kim Jong Un

Gjermanët vendosin pikën mbi

Të pyetur, se kush është kërcënimi më i madh për paqen botërore, gjermanët e vënë gishtin në një sondazh të fundit tek një person, Donald Trump. Presidenti amerikan lë pas diktatorin Kim Jong Un, por edhe Putinin.

Megjithëse Uashingtoni është aleati më i ngushtë i Gjermanisë, besimi publik tek SHBA ka pësuar goditje të ndjeshme që nga koha e Donald Trumpit, sipas një sondazhi të institutit YouGov. Gjermanët janë pyetur, se kush është më i rrezikshëm - diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, presidenti kinez, Xi Jinping, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khomenei apo presidenti amerikan, Donald Trump? 41% e  të anketuarve përgjigjen, se Donald Trump është më i rrezikshëm se krerët e tjerë.

Në vendin e dytë ata rendisinn diktatorin koreanoverior, Kim, 17% e shohin atë të rrezikshëm për paqen. Më pas vjen Putini dhe Khomenei me 8%. Për nga rrezikshmëria renditet në fund  presidenti kinez Xi me 7%. Në këtë anketim të YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve morën pjesë më shumë se 2000 vetë.

Një sondazh i ngjashëm i You Gov u zhvillua vitin e kaluar në korrik, aty ishin 48% e gjermanëve që e mbanin Trump më të rrezikshëm, se Kim dhe Putin. Ky sondazh nuk përfshinte krerët e Iranit dhe Kinës.

Macron gëzon më shumë besim se Merkel

Një sondazh tjetër i grupit mediatik, "Funke Mediengruppe" i kryer nga Instituti Kantar nxjerr në pah, se gjermanët i besojnë më shumë presidentit francez, Emmanuel Macron se kancelares Merkel. 53% e të anketuarve thanë, se besimi i tyre tek Merkel është "përafërsisht i madh", 44% kanë "pak besim" tek Merkel. Ndërsa për presidentin Macron 57% përgjigjen pozitivisht, vetëm 32% e vlerësojnë atë negativisht.

Edhe pesë krerë të tjerë shtetesh morën vlerësime negative. Fituesi i zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurz, tek i cili 33% e gjermanëve kanë pak a shumë besim dhe 41% pak besim. I katërti renditet Putin, që gëzon vlera më të mira sondazhi, (26% kanë besim 67% shumë pak besim) madje se kryeministri britanik, Boris Johnson (12 kundrejt 71%) dhe presidenti turk, Erdogan. Edhe në këtë sondazh presidenti amerikan, Trump renditet i fundit. 6% i besojnë shumë atij, kurse 89% e të pyeturve kanë shumë pak besim, duke e kategorizuar Trump si liderin botëror me shumë më pak besim.  Instituti Kantar ka pyetur 1014 persona në një sondazh përfaqësues nga 12-19 dhjetor./ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capi: 30/12/2019 13:59

    Poshte NAZI-stat!!! Perpara Patriotet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja