Gjermanët: Vuçiç u kërkon serbëve
të kuptojnë se Kosova është humbu

Gjermanët: Vuçiç u kërkon serbëve<br />të kuptojnë se Kosova është humbu
Me propozimin për dialog të brendshëm për Kosovën, Aleksandar Vuçiç i hodhi hije të errët historisë serbe në bërjen e së cilës ka punuar edhe vet ai, shkruan gazeta gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ lidhur me hapin e presidentit
serb.

“Në Serbi këtë vit ka verë me ‘vrima’. Arsye për këtë ka dhënë presidenti Aleksandar Vuçiç i cili në mes të korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme.

Sipas saj, me propozimin për dialog, Vuçiç i ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur.

Shkrimi i kësaj gazete vazhdon duke thënë se Vuçiç ka lënë hije të errët në historinë serbe në bërjen e së cilës dikur ka punuar me zell ndërsa tani ai po kërkon që të pranohet pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 së cilës iu dha mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serbët kanë në mendje shqetësime të tjera: vende pune, shkolla të mira për fëmijët e tyre, hapësira për banim që mund t’i paguajnë, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë./telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali