Gjermani, 4 vite burg kosovarit 
mori pjesë në luftën fetare në Siri

Gjermani, 4 vite burg kosovarit <br />mori pjesë në luftën fetare në Siri
FRANKFURT - Kreshnik B. 20-vjeçari me origjinë nga Kosova është i pari luftëtar i shtetit islamik i cili do të gjykohet për një krim të tillë nga një gjykatë gjermane.

Mësohet se prokurorët e Frankfurtit kanë kërkuar 4 vjet burg për të pandehurin i cili akuzohet për pjesëmarrje në luftën xhihadiste të ISIS. Kreshnik.B, me origjinë nga Kosova, ndonëse i lindur në Gjermani ka pranuar të ketë marrë pjesë në luftën xhihadiste në Siri gjatë vitit të kaluar.
 
Sipas prokurorëve gjermanë, Kreshnik B ka udhëtuar për në Siri për t’u marrë me trajnimin armësh, roje, mjek e madje edhe ka marrë pjesë edhe në një fushatë rekrutimi në afërsi të Alepos. Ata shtojnë se i pandehuri është angazhuar në luftë tre herë.
 
Kreshnik.B u arrestua në aeroportin e Frankfurtit pas kthimit nga Siria në dhjetor të vitit 2013 dhe prej gati një viti është mbajtur në paraburgim.

Më herët, ligjzbatuesit në gjermani ofruan një dënim më të lehtë në rast se shpjegonte përse u bashkua me xhihadistët dhe jepte më shumë informacione në lidhje me grupin islamik.
 
Militantët islamikë të ISIS kanë zaptuar ngastra të mëdha toke në Siri dhe Irak duke vetëshpallur një kalifat islamik në zemër të Lindjes së Mesme. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një plan për luftën ndaj militantëve duke formuar edhe një koalicion ndërkombëtar.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit