Gjermani/ Aeroporti i Mynihut pezullon fluturimet për shkak të reshjeve të mëdha të borës

Gjermani/ Aeroporti i Mynihut pezullon fluturimet për shkak të reshjeve të mëdha të borës

Reshjet e dendura të bores që goditën Gjermaninë jugore të premten mbrëma dhe vazhduan sot kanë shkaktuar ndërprerje të fluturimeve në aeroportin e Mynihut, i dyti më i ngarkuari në vend.

Fluturimet janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.

Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Ekuipazhet po përpiqebn të mbanin të paktën një pistë në shërbim pa borë.

Probleme janë shkaktuar edhe me shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar.

Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.

“Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg