Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve.
Spiropali theksoi se qeveria bavareze mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndër të tjera, në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë.
"Mynih. Me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE. U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë", shkruan Spiropali.
Komente












Sejcili shtet e mbeshtet Shqiperine per anetaresimin ne BE por kur vjen pika tek zbatimi askush nuk e don disa vendosin kushte te reja kurse tjetri perdor Veton dhe keshtu dote kalojne dekada dhe Shqiperia dote mbetet jasht,Pse?Pse sejcili nga Evropa e dine sesa korupsion ka ne qeveri a i ka plotesuar te gjitha kushtet JO neve kemi derguar njerez si turist qe ti vizitojn fshatrat dhe te shohin si jeton populli atje dhe raportojne dhe tregojne se situata eshte zi e ma zi mbas saj problemi ma i madh qe ka disa shtete qe nuk e pranojn aspak dhe kete nuk e dini juve por e dim neve,dhe ne fund pika ma e zeze qe e pengon Shqiperine eshte mareveshje e fshehte per ta boshadisur Shqiperine nga populli dhe ti zavendesojne me popullin e tyre edhe kete nuk e kuptoni pse nuk doni ta kuptoni ose ndodheni akoma ne Koma dhe shkaku i disa Antikombetare qe ndodhen ne kuvend e stimulojne qe te ndodhe sikur sot.
Përgjigju