Gjermani, alarm fals për bombë
evakuuohet stacioni i Rastatt

Gjermani, alarm fals për bombë<br />evakuuohet stacioni i Rastatt
Gjermania sërish në alarm, evakuohet stacioni hekurudhor në Rastatt,në jug të vendit  pas një kërcënimi për shpërthimin e një bombe.

Por fatmirësisht rezultoi fals. Lajmi u bë me dije nga gazeta Bild e cila citon një burim zyrtar. Agjentët ndodhen në vendngjarje ndërsa trafiku hekurudhor është ndërprerë.

Pasagjerët janë larguar nga stacioni. Në stacion  mbërritën edhe ekspertët e shpërthimit dhe qentë nuhatës.

Alarmi u dha në orën 9 dhe u konfirmua në tëitter edhe nga policia. Rastatt është një qytezë me rreth 47 mijë banorë.

Gjermania është sërish në tension pas arrestimit të 22-vjeçarit sirian i cili kish planifikuar një atentat në aeroport.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011