Një alarm për sulm terrorist mobilizon forcat e policisë në Chemnitz, një qytezë në Gjermani ndërsa një lagje e tërë blindohet. Masat u morën menjëherë pasi u sinjalizua se ekzistonte rreziku i një kërcënimi terrorist me eksploziv.
Mediat flasin se policia po kërkon një person në arrati i cili arriti t'i shpëtonte agjentëve. Lagjia është evakuar pasi ekziston frika e një shpërthimi. Agjentët i kanë paralajmëruar banorët të largohen dhe disa të tjerëve u kanë thënë të qëndrojnë në shtëpi.
"Jemi duke kryer një operacion në Chemnitz,pasi kishim sinjalizime për një atentat” thuhet në deklaratën e policisë e cila kërkoi që të mos publikohen foto dhe video nga vendi i ngjarjes.
Sipas gazetës gjermane Bild personi i arratisur është një sirian me inicialet Jaber A. i cili dyshohet se po përgatiste nëj atentat në aeroportin gjerman. Ndërsa të përditshme të tjera shkruajnë se ky person ishte nën vëzhgim prej kohësh. I dyshuari është një 22 vjeçar i cili ka ardhur në Gjermani në vitin 2015 dhe ka kërkuar azil.
Zëdhënësi i policisë Tom Bernhardt u shpreh se operacioni ka nisur duke patur parasysh se bëhet fjalë për një person të rrezikshëm dhe se do të do të bëhet gjithcka për të evituar çdo lloj veprimi që mund të ketë pasoja te qytetarët.
[gallery]18997[/gallery]
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.8%
-
Jo
33.3%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02