Gjermani, bastisen shtëpitë e dy shqiptarëve të dyshuar për lidhje me sulmin në Vjenë vitin e kaluar

Gjermani, bastisen shtëpitë e dy shqiptarëve të dyshuar për lidhje me sulmin në Vjenë vitin e kaluar

Foto nga homazhet pas sulmit të Vjenës

Prokuroria federale gjermane tha se policia bastisi të mërkurën mjediset e banimit të dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të një xhihadisti, që vrau katër persona në një sulm me armë zjarri në Vjenë, nëntorin e kaluar.

Policia bastisi shtëpitë e shtetasit të Kosovës Blinor S. dhe shtetasit gjerman, Drilon G., të cilët dyshohet se nuk kishin raportuar planet për sulmin te autoritetet, thanë prokurorët.

Sipas tyre, të dy kanë pikëpamje radikale islamike dhe ishin në kontakt të ngushtë në rrjetet sociale me sulmuesin. Me gjithë bastisjet nuk pati të arrestuar.

Kujtim Fejzulai, një 20-vjeçar me shtetësi austriake, i cili gjithashtu kishte shtetësi të Maqedonisë së Veriut, u vra nga policia disa minuta pasi hapi zjarr në baret e mbushura me njerëz në Vjenë më 2 nëntor të vitit 2020.

Një nga viktimat e sulmit ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Austria pranoi se "u bënë gabime të palejueshme" në trajtimin e informatave të zbulimit rreth Fejzulait, një i dënuar i cili ishte liruar nga burgu më pak se një vit më parë.

Zyra e prokurorit tha se të dy burrat, banesat e të cilëve u bastisën në Gjermani, udhëtuan për në Vjenë menjëherë pasi Fejzulai siguroi pushkën e përdorur në sulm dhe qëndruan në apartamentin e tij për disa ditë në korrik të vitit 2020.

Zyra tha se ata të paktën duhet të kishin besuar se ishte e mundur që Fejzulai do të kryente sulmin, por dështuan të raportojnë planet e tij tek autoritetet.

Pas sulmit, të dyshuarit ishin përpjekur të fshihnin lidhjet e tyre me Fejzulain, duke fshirë komunikimet dhe kontaktet me të në celularët e tyre dhe rrjetet sociale, tha zyra e prokurorit.

Austria arrestoi 15 persona pas sulmit dhe policia në Gjermani kontrolloi shtëpi dhe biznese të lidhura me katër persona, që besohet se kishin lidhje me Fejzulain./ VOA

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi