BERLIN (GJERMANI), 13 shtator /ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Transporeteve, Alexander Dobrindt denoncoi dje "dështimin e plotë" të Bashkimit Evropian në kontrollin e vijës kufitare e vënë përballë fluksit të imigtantëve duke kërkuar masa më efektive.
"Marrja e masave efektive është tashmë më se e nevojshme për të ndalur fluksin në sfondin e dështimit të plotë të BE-së, duke përfshirë masat për ruajtjen e kufijve të jashtëm që nuk po funksionojnë më", u shpreh ai nëpërmjet një komunikate.
Sipas tij tashmë ndodhemi në kufirin limit të kapaciteve akomoduese nga ana e Gjermanisë./
/v.b/