BERLIN - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, njoftoi sot se parashikon investime publike të Gjermanisë prej 10 miliardë euro shtesë deri në vitin 2018, duke parë këtu një kontribut në mbështetjen e rritjes ekonomike në Evropë.
"Do t'i propozojë qeverisë, që të aplikojmë investime publike shtesë deri në vitin 2018, me një vlerë prej 10 miliardë eurosh më shumë nga ç'ishte parashikuar në kontratën e koalicionit", deklaroi Schauble gjatë një konference për shtyp në Berlin.
Nën presion nga partënerët ndërkombëtare për të stimuluar fillimisht rritjen ekonomike në Gjermani, ndërkohë që kushtet botërore po dobësohen, ministri gjerman e prshkroi këtë shtysë si një kontribut të konsiderueshëm në 300 miliardë eurot (investime shtesë) të parashikuara për vitin tjetër nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe të miratuar nga krerët e shteteve dhe të qeverive evropiane.
Schauble për më tepër garantoi se këto shpenzime shtesë, në asnjë mënyrë nuk do të prekin objektivin e ekuilibrit të financave publike për shtetin Gjerman duke filluar nga viti 2015.
"Duke filluar nga viti 2015 ne duhet të rrisim shpenzimet sipas rritjes së recetave. Kështu kemi marzh manovrimi për investime shtesë" shpjegoi ai.
I pytur mbi destinacionin e këtyre shpenzimeve shtesë, ai përmendi kryesisht përforcimin e financave komunale, që do të favorizojnë investimet në ndërtim, në kërkim dhe shkollimin e përcaktuar me prioritete si dhe infrastrukturat e transportit, kryesisht hekurudhat për të cilat shpenzimet do të rriten ndjeshëm./ATSH/












