ROMË, 6 janar /ATSH-ANSA/ - Politikanë, futbollistë dhe artistë të njohur në Gjermani filluan sot nënshkrimin e një peticioni të ideuar nga gazeta më e shitur gjermane "Bild" kundër lëvizjes antiislamike "Pegida".
"Jo antisemitizmit, po diversitetit dhe tolerancës" është sllogani i së përditshmes gjermane, ku deri tani kanë marrë pjesë 80 personalitete, përfshirë ish-kancelarët Gerhard Schroder dhe Helmut Schmidt si edhe ish-futbollistin e njohur, Oliver Bierhoff.
Kjo iniciativë vjen një ditë pas manifestimeve të protestës kundër "Pegida"-s që u zhvilluan në Berlin, Dresden, Këln dhe Shtutgart.
Në Berlin 5 000 të ashtuquajtur "patriotë evropianë" marshuan në ndërkohë të manifestimeve antiislam.
"Eshtë një lëvizje kundër paragjykimeve, ksenofobisë dhe intolerancës", thotë ish-kancelari socialdemokrat, Helmut Schmidt./ a.jor.












