FRANKFURT, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Të gjithë aktorët e angazhuar në negociatat që ka ndërmarrë Greqia me kreditorët duhet të bëjnë përpjekje, por topi është në mënyrë të padiskutueshme në fushën e grekëve, theksoi sot presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Draghi.
"Të gjithë aktorët tashmë duhet të bëjnë akoma një përpjekje, por topi ndodhet në fushën e qeverisë greke që duhet të marrë masat e nevojshme", konfirmoi Draghi para deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel duke kërkuar arritjen e një marrëveshjeve të fortë dhe globale me Greqinë./
/ec/