/ATSH-DPA/ - Dhjetëra mijëra persona u mblodhën sot në qytetin lindor gjerman të Dresdenit për të protestuar kundër racizmit dhe për të promovuar tolerancën.Zyrtarë lokalë thonë se numri i protestuesve ishte 35 000 mijë persona, pothuajse dyfishi i 18 000 personave që morën pjesë në një marshim kundër Islamit në të njëjtin qytet, të hënën që sapo kaloi.Patriotic Europeans Against the Islamization of the West, thënë ndryshe PEGIDA, që prej tre muajsh po organizaon të tilla manifestime kundër Islamit në Dresden."Ne nuk duhet të ndahemi nga urrejtja", i tha sot turmës së njerëzve kryetarja e bashkisë së Dresdenit, Helma Orosz.Në ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar veprimet e PEGIDA-s.