Gjermani, Dortmund e Schalke
“viktimat” e javës së parë

Gjermani, Dortmund e Schalke<br />“viktimat” e javës së parë
Pas fitores të premten të Bayern Munich ndaj Wolfsburg 2-1, dje ardhur surpriza, ku Borussia Dortmund ka humbur 0-2 në trasfertë nga Bayer Leverkusen. Pa u mbushur mirë me frymë, vendasit futën thellë në histori mesfushorin Karim Bellarabi i cili tundi rrjetën e australianit Langerak, pas vetëm 9 sekonda nga fillimi i lojës. Ky është absolutisht goli më i shpejtë në historinë e futbollit gjerman dhe përmirëson rekordin e mëparshëm me 11”, që ishte vendosur nga dyshja Giovane Elber – Ulf Kirsten, respektivisht në vitet 1998 e 2002.

Në 95’ Kiessling ka sigluar rezultatin final. Spektakli ka vazhduar me ndeshjen mes Hertës dhe Werderit me katër gola të shënuar dhe përmbysje, duke mbaruar 2-2. Schalke 04 nuk mundi të kalojë e para në avantazh ndaj Hanoverit, pas golit të Huntelar. Vendasit që kishin dominuar deri në ato momente arritën të përmbysnin rezultatin dhe ndeshja mbaroi 2-1.

Chelsea nuk gabon, Arsenali shpëton
Diego Costa dhe Hazard me golat e shënuar në pjesën e dytë i dhuruan qetësinë Murinjos. Chelsea ka fituar 2-0 ndaj Leicester, duke regjistruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje. Ndrësa Arsemali ka shpëtuar me dy gola në pjesën e dytë, duke barazuar 2-2, në tranfertë me Everton, pasi kishte pësuar dy më parë.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 24.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur