Gjermani/ Federata e Futbollit ndalon shitjen e fanellave me numrin 44
Kombëtarja gjermane dhe fanella me numrin 44
Përngjasimi i numrit 44 me "SS" e Hitlerit ka bërë as Federata Gjermane e Futbollit (DFB) t'i kërkojë Adidas ndalimin e fanellës me këtë numër, duke e hequr nga qarkullimi.
Veç saj, edhe numri 4 do ridizenjohet për shkak të kësaj ngjashmërie. “Ne gjithashtu do të bllokojmë personalizimin e fanellave në dyqanin tonë online”, tha zëdhënësi i Adidas, Oliver Bruggen për mediat.
Kjo përfshin ndalimin për tifozët që nuk do jenë në gjendje të printojnë një emër ose numër në një këmishë. Shoqata gjermane e futbollit DFB ka ndalur dorëzimin e fanellave me numrin 44.
Ata gjithashtu njoftuan se do ridizenjojnë numrin 4, si dhe do të kontrollojnë numrat nga zero deri në nëntë për mos pasur diçka që do kritikoheshin.
Përçarje e DFB me Adidas
Gjermania e futbollit, shtëpia e Adidas, kohët e fundit vendosi të kalojë nga Adidas te Nike nga viti 2027 e tutje. Vendimi mbyll një periudhë të gjatë me katër Botërorë, tre Euro dhe momente të panumërta historike për kombëtaren gjermane.
Mediet gjermane thonë se Nike i ofroi Gjermanisë një kontratë gati 108 milionë dollarë në vit për t'u bërë sponsori i saj teknik, dyfishi i asaj që ofroi Adidas. Përfaqësuesit e Nike dhe Adidas u befasuan nga marrëveshja. Adidas nuk kishte pritur konkurrencë, ndërsa Nike thuhet se ishte i befasuar që DFB do t'i kthente shpinën historisë së saj.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
Bundestagu miraton miliardat për mbrojtje dhe infrastrukturë
18 Mars, 19:55
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve nga Gjermania
13 Mars, 15:48
-
Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë
12 Mars, 10:14
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina
10 Mars, 19:04
-
Gjermani/ Grevat në Aeroporte paralizojnë vendin: Mbi 500,000 pasagjerë do të humbin udhëtimet e tyre
10 Mars, 11:45
-
Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore
9 Mars, 21:50
-
Greva të shumta në aeroportet e Gjermanisë
9 Mars, 14:36
-
Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD? Nga emigracioni te pensionet taksat për energjinë dhe reformat tatimore
9 Mars, 09:31
-
Boks/ Nelson Hysa hedh 'KO' rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO! Fitojnë Kajoshi dhe Drini
8 Mars, 22:20
-
2 javë nga zgjedhjet në Gjermani, krerët e CDU-CSU dhe SPD e Scholz arrijnë marrëveshje
8 Mars, 17:34