MYNIH- Dje në Gjermani ka filluar festa e përvitshme e Oktoberfest. Kryetari i bashkisë së Mynihut, Christian Ude vendosi rubinetin dhe me dy goditje të çekiçit hapi bucelën e parë. Sipas traditës ai ia dha gotën e parë të birrës guvernatorit Horst Seehofer, i cili e mundi atë gjatë zgjedhjeve javën e kaluar.
Ky është edicioni i 180-të i celebrimit të birrës, me tenda të vendosura në të gjthë Mynihun. Besohet se rreth 6 milionë vizitorë do të marrin pjesë në festën 16 ditore e cila përfundon më 6 tetor.
Vitin e kaluar, plot 6.9 milionë litra birrë u pinë gjatë festës.

Por këtë vit, pijetarëve do t’u duhet të paguajnë pak më shumë. Kriko litrorshe e birrës do të kushtojë 3.6% më shumë se vjet. Por sigurisht që kjo nuk do t’i ndalojë njerëzit të pijnë.
Raporti i Oktoberfest i UniCredit, tregon se konsumimi i birrës në festivalin e përvjetshëm, ka qënë gjithmonë në rritje që nga mesi i viteve 80’.
Festivali, i cili fillimisht mbahej në tetor, ka qenë një pjesë e rëndësishme e një kulture vendase që nga viti 1810, kur u mbajt për herë të parë për të festuar martesën e një princi bavarez.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com