ELBASAN - Ndeshja e yjeve të kombëtares Shqiptare dhe asaj Gjermane në Elbasan Arena ka përfunduar 3-4. Kjo ndeshje u organizuar për qëllime bamirësi, për të ndërtuar një fushë futbolli për personat me aftësi të kufizuara.
 
Kombëtarja shqiptare me trajner Astrit Hafizin u dha mundësinë veteranëve të kombëtares ndër vite, ku në përbërje të formacionit ishin Musta, Zmijani, Targaj, Baçi, Jera, Ballgjini, Kushta, Omuri, Zëri, K.Cipi dhe Kola.
 
Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Bushi min. 34′ e 43′ dhe Kola 40+1′. Për gjermanët shënuan Bobic 16′, Reich 19′, Albertz 48′, 54′
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)