Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt.
Sipas projeksionit AfD ka fituar 44,5 % të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind.
AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021.
Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfD do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren.
Pjesëmarrje rekord: 80%. Fitorja e AFD shikohet me frikë të madhe në Evropë. Nëse do të qeveriste e vetme, do të ishte qeveria e parë e ekstremit të djathtë në Gjermani që nga viti 1945.









Komente
Komento