Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se tragjedia si pasojë e rrëzimit të Airbusit A320 të "Germanwings" merr një dimension krejtësisht të pakonceptueshëm me informacionet, sipas të cilave bashkëpiloti ka precipituar në mënyrë të vullnetshme avionin drejt Tokës.
"Kjo tragjedi merr një dimension krejtësisht të pakonceptueshëmm", deklaroi Merkel duke shtuar kjo shkon përtej llogjikës", në një deklaratë të shkurtës për shtypin në kancelarinë në Berlin.
"Ne nuk i njohim ende të gjitha detajet dhe për këtë është e rëndësishme të vazhdojnë hetimet dhe që çdo aspekt të hetohet në thellësi", shtoi Merkel.
"Lajmet e sotme e rrisin akoma më shumë peshën e dhimbjes tek të afërmit e viktimave. Në këto orë dhe këto ditë plot vuajtje, ne mendojmë veçanërisht për ata", nënvizoi kancelarja.
Hetimi mbi rrëzimin e Airbusit A320 të "Germanwings" që shkaktoi 150 të vdekur në Alpet franceze mori sot një kthesë dramatike pas zbulimit nga drejtësia franceze që bashkëpiloti kishte shkaktuar pa asnjë dyshim në mënyrë të vullnetshme rrëzimin e avionin./atsh/