Gjermani/ ISIS merr përsipër sulmin me thikë në Solingen, atentatori dorëzohet dhe rrëfehet

Solingen- I ashtuquajturi "Shteti Islamik", IS ka marrë përgjegjësinë për vrasjet në Solingen të Gjermanisë, ndërsa autori i dyshuar është vetëdorëzuar.

Në shi dhe ende i mbuluar me gjak, burri iu afrua oficerëve pak pas orës 23:00 të së shtunës në mbrëmje (24 gusht) duke thënë: "Unë jam ai që po kërkoni".

Ndërsa policia kishte bastisur një qendër për azilkërkuesit, duke ndaluar një tjetër 36-vjeçar sirian.

Autoritetet thanë se atentatori i dyshuar është siriani Isa H dhe në momentin e arrestimit i kishte veshjet tw mbuluara me gjak.

Sipas mediave, 26-vjeçari është mysliman sunit dhe ka mbërritur në Gjermani në dhjetor 2022, kur edhe ka bërë kërkesë për azil.

Një vit më vonë ai ka marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Gjatë së shtunës mediat gjermane njoftuan edhe për arrestimin një 15-vjeçari me lidhje me sulmin. Sipas informacioneve të Spiegel bëhej fjalë për një person nga Kirgistani që jetonte në një azil. Kryeprokurori gjerman, Markus Caspers tha në një konferencë shtypi, se "sipas dëshmive të mbledhura një person deri tani i panjohur, pak para sulmit ka biseduar me djalin e ri, për aktin që e edhe u krye më vonë.

Autoritetet gjermane flasin se dyshimi është për një akt terrorist, tha kryeprokurori Caspers. Në sulmin gjatë festimeve të 650-vjetorit të qytetit të Solingenit në Gjermani, tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën.

Në një reagim kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti presidenti Steinmeier shprehen ngushëllime për masakrën dhe uruan shërim të shpejtë për të plagosurit.

”Festivali i Diversitetit”, filloi të premten për të shënuar 650-vjetorin e Solingen dhe do të vazhdonte deri të dielën, por të gjitha ngjarjet e fundjavës u anuluan.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri