Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori

Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori

Foto ilustruese

GJERMANI -  Dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë 2-vjeçar, gjatë një sulmi me thikë në Aschaffenburg, Bavari. Ngjarja ndodhi në parkun Schöntal, në qendër të qytetit, sipas raportimeve të mediave vendase, të cilat njoftojnë dhe për disa të plagosur.

Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë si autor të dyshuar të sulmit, dhe nuk ka të dyshuar të tjerë. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Lëvizja e trenave në stacionin jugor është pezulluar, pasi i dyshuari dyshohet se ka tentuar të arratiset përmes shinave të trenave. 

Parku, i cili shtrihet në një hapësirë prej nëntë hektarësh, është rrethuar pjesërisht nga policia. Një zëdhënës i policisë siguroi se nuk ka rrezik për popullsinë. Në nëntorin e kaluar, ky park ishte klasifikuar si një "vend i rrezikshëm", ndaj gjithmonë ka oficerë policie të cilët patrullojnë në këmbë. Kjo mund të ketë ndihmuar që arrestimi të kryhej shpejt.

Një person tjetër, i ndaluar fillimisht nga policia, është shpallur i pafajshëm dhe tani konsiderohet dëshmitar i ngjarjes.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL

VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL