Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel deklaroi sot se evolucioni

i pandemisë Covid gjykohet nga qeveria si shumë shqetësues

“Evolucioni i numrit të infektimeve është shumë shqetësues. Ne e shohim këtë në Gjermani dhe disa vende europiane” - deklaroi në një konferencë shtypi, Steffen Seibert, i cili shtoi se Kancelarja Merkel e sheh me vërtetësi rrezikun që “në muajin dhjetor të ketë 19 000 raste Covid shtesë çdo ditë, nga 2 000 që janë aktualisht”.

Gjermania regjistroi sot 500 raste të reja te identifikuar me Koronavirus dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali I të prekurve në vend, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 286 893 kurse totali i viktimave ka shkuar në 9535