Gjermani, kisha pranon përgjegjësinë dhe vendos të kompensojë viktimat e abuzimit seksual të 'Canisius Kolleg'

Gjermani, kisha pranon përgjegjësinë dhe vendos të kompensojë viktimat e abuzimit seksual të 'Canisius Kolleg'

Ajo që diskutuan ipeshkvët katolikë gjermanë në mbledhjen e tyre plenare të vjeshtës në Fulda për kompensimin e viktimave të dhunës seksuale nga njerëzit e kishës, ishte e rëndësishme. Kisha Katolike po bën një hap të nevojshëm dhe të vonuar. 

Rreth dhjetë vjet më parë, viktimat në Canisius Kolleg në Berlin thyen heshtjen e tyre për padrejtësinë e pësuar.

Që atëherë, janë bërë të njohura mijëra raste të dhunës seksuale në Kishën Katolike.

Përfaqësuesit e kishës fillimisht u përgjigjën me indinjatë dhe turp, pastaj filloi një udhëtim i gjatë dhe i ashpër për trajtimin e kësaj teme. Ndërkohë, qindra mijëra katolikë dolën të zhgënjyer nga kisha e tyre.

Fillimisht u kërkua të bëhet një studim

Ishte tipike për ipeshkvët katolikë që ata porositën një studim gjithëpërfshirës shkencor, përfundimi i të cilit - pas një fillimi fillestar të vështirë - zgjati katër vjet. Kjo për të prekurit kaloi çdo kufi.

Por puna e shkencëtarëve pengoi që krimet të banalizoheshin.

Kur Papa Françesku fajëson "djallin" për abuzim seksual, në një sistem që e zotëron në mënyrë perfekte retorikën e mbulimit dhe shpërqendrimit, është njësoj si argumenti i Joseph Ratzinger-it, Papës Benedikt në pension, se përgjegjëse është fryma e viteve 1968-të.

Kjo së paku duhet të irritojë në mënyrë ekstreme viktimat e dekadave të mëparshme.

Tani Konferenca Ipeshkvnore ndodhet pak para miratimit të një sistemi, në të cilin viktimave do t'u paguhen shuma prej disa qindra mijë eurosh.

Është e mundur që Kishën Katolike në Gjermani e presin shpenzime prej rreth një miliardë euro.

Por edhe në vendet e tjera, në Irlandë, Australi, Kanada, kishës iu desh të shpenzojë më shumë se një miliard euro për të mbijetuarit e krimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord