Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në Gjermani.
Mediat vendase raportojnë se një makinë ka hyrë në mes të turmës në një zonë pedonale në Trier, duke lënë dy viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shoferi i këtij sulmi është ndalur arrestuar nga policia vendase.
Policia deklaroi se i dyshuari është një 51-vjeçar nga zona e Saarburg në Trier.
Ju lutem shmangni zonën, policia është në vendngjarje së bashku me shërbimet e emergjencës.
Autoritetet gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit. Trier është një qytet me rreth 110 mijë banor në jugperëndim të Gjermanisë, në kufi me Luksemburgun – 190 kilometra në perëndim të Frankfurtit, 50 kilometra larg Luksemburgut.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Dalin pamje nga sulmi me 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur në Gjermani, momenti kur policia arreston shoferin (VIDEO)
Në rrjetet sociale janë publikuar video nga sulmi në Gjermani ku mbetën të plagosur dhjetëra persona, teksa humbën jetën 2 të tjerë. Situata është kaotike, me sirena ambulance që dëgjohen në sfond, teksa ky është momenti kur policia arreston shoferin.