Gjermani Manfred Weber kandidat për postin e Presidentit të Komisionit Europian

Gjermani Manfred Weber kandidat për postin e Presidentit të Komisionit Europian

Manfred Weber

Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, CSU, Manfred Weber dëshiron të bëhet presidenti i ri i Komisionit Europian dhe pasues i Jean-Claude Junckerit. Ai do të paraqitet si kandidati kryesor i partive popullore europiane në zgjedhjet e BE në vitin e ardhshëm, deklaroi Manfred Weber të mërkurën në Twitter.

Afati i kandidaturave për zgjedhjet në BE është vendosur deri më 17 tetor, ndërsa partitë popullore europiane do të vendosin për kandidatin e tyre më 7 dhe 8 nëntor. Si konkurrentë të Weberit konsiderohen, kryenegociatori i Brexit, Michel Barnier dhe ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb./ DË

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë