Manfred Weber do të jetë presidenti i ri i Partive Popullore Europiane. Kongresi i PPE që u zhvillua në Roterdam zgjodhi me 89% të votave Ëeber si kreun e ri.
Në fjalimin e tij të parë në kongresin e PPE pasi u zgjodh, Ëeber falënderoi bashkëpartiakët e tij për mbështetjen e tyre dhe besimin që ata i kanë dhënë "një djali nga (qyteti bavarez) Wildenberg", ku, theksoi, se ai u rrit "pa arsim special, pa asnjë titull apo privilegj.”
"Të jemi të sinqertë, nuk jemi në momentin më të mirë të historisë sonë. Si mund të fitojmë votën e të rinjve? Si të bëjmë dallimin midis populistëve të djathtë dhe qendrës liberale? Është një sfidë dhe lufta duhet të fillojë këtu. sot në Roterdam”, tha presidenti i sapozgjedhur i PPE.
Weber zëvendëson polakin Donald Tusk, i cili pas presidencës së tij në Këshillin Evropian (2014-2019) dhe të Partisë Popullore Evropiane (2020-2022) do të kthehet në politikën e vendit të tij përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
PPE do të zgjedhë gjithashtu 10 nënkryetarët e saj nesër, duke përfshirë spanjollën Esteban González Pons, sekretarin e përgjithshëm dhe arkëtarin e saj.
Partia Demokratike nuk mori ftesë për të votuar në Kongres për presidentin e ri të PPE , kjo për shkak se ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga apeli sa i përket çështjes së kontrollit të PD, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Europian
18 Nëntor, 15:49
-
BE/ PPE dhe e djathta kundër ligjit për shpyllëzimin: Shumica Ursula nuk ekziston më
14 Nëntor, 17:58
-
Beleri pritet me vezë e kos, Dhuli: U takua me Ramën! Elezi: Ai që e qëlloi, intelektuali më i madh i Tiranës! Meçe: Provokim i shtetit grek
29 Tetor, 22:15
-
Vokshi denoncon arrestimin e Salianjit në forumin e grave të Partisë Popullore Europiane
29 Shtator, 16:28
-
Votimi në Evropë: Gjermania, Franca dhe Austria fluturojnë djathtas! Macron shpall zgjedhjet e parakohshme, Le Pen: Gati për të ardhur në pushtet
9 Qershor, 18:35
-
Mitsotakis reagon pas sulmit rus me raketa ndaj tij: Askush nuk na frikëson! Nuk do tolerohet asnjë ndryshim kufijsh në Europë
7 Mars, 17:10
-
Lulzim Basha harton dhe dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutë që kërkon rindërtimin e Ukrainës! Mbështetet nga 23 deputetët të tjerë të PPE
30 Mars 2023, 12:45
-
Të sakrifikohesh për Njëshin
2 Qershor 2022, 10:44
-
Ylli Pata: Ngrirja e PD-së në PPE, faza e parë e ndëshkimit politik
31 Maj 2022, 18:15
-
PPE i hoqi të drejtën e votës, Sula: Kambanë alarmi, mesazh për shkatërrimin e PD-së! Sadikaj: Duhet reflektim
31 Maj 2022, 18:03
-
Kongresi i PPE, Këlliçi në Rotterdam: Diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor
31 Maj 2022, 13:41