GJERMANI - Masa të larta sigurie janë ndërmarrë në qytetin jugor gjerman, pasi udhëheqës politikanë dhe diplomatë të lartë do të takohen sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Rrugët do të jenë të bllokuara, që prej ditës së premte deri të dielën. Policia gjermane ka kryer kontrolle te detajuara në zonën përreth Bayerischer Hof Hotel ku do të zhvillohet konferenca e Sigurisë”, - shpjegoi një zëdhënës për policinë e Mynihut.
Edhe Zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në këtë konferencë dhe të shtunën pritet të takohet me ministrin e mbrojtjes francez Jean-Yves Le Drian dhe ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, si dhe përfaqësues nga Irani, Izraeli dhe opozita siriane .
Temat që pritet të diskutohen përfshijnë krizën e eurozonës si dhe situata në Mali dhe Siri. Ndërkohë priten dhe demonstrata të ndryshme kur Konferenca të fillojë punimet.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com