Gjermani - Të paktën dy këmbësorë ndërruan jetë dhe njëzet të tjerë mbetën të plagosur në qyetin e Leipzigut, pasi i mori para një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Grimmaische, një zonë tregtare e frekuentuar që lidh disa pika të rëndësishme të qytetit me sheshin kryesor të Leipzigut.

Sipas Bild, shoferi tashmë i arrestuar ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të rrethanave.