Gjermani, Merkel fiton zgjedhjet
për 5 deputetë s'krijon qeverinë

GJERMANI - Për Angela Merkel ky është një triumf. Partia Unioni Kristian-Demokrat (Cdu-Csu) e kancelares, ka marrë 41.54 për qind të vota kundrejt 33.8 për qind që kishte mundur të siguronte në vitin 2009. Partia ka marrë edhe 311 vende në parlamentin gjerman, nga 316 që do të sillte formimin e qeverisë si forcë politike e vetme.  

Një rezultat që kancelarja e ka quajtur si, “të mrekullueshëm”.  Ka ndlauar në 25.7 për qind, ose ndryshe 192 karrige në parlament, Partia Socialdemokrate (SDP) e sfiduesit, Peer Steinbrueck, që kishte fituar respekt në vitin 2009.

“Nuk kemi marrë rezultatin që prisnin edhe pse është më i mirë se ai i vitit 2009”, ka thënë Steinbrueck. “Tani topi është në fushën e Merkelit dhe ajo duhet të gjejë një mazhorancë”, ka vazhduar deklaratën lideri i SDP.
 
ORA 20.00 MERKEL PERSHENDET FITOREN
Kancelarja Angela Merkel ka përshëndetur këtë mbrëmje, rezultatin e shkëlqyer të partisë së saj, Unionit Kristian-Demokrat në zgjedhjet legjislative gjermane duke premtuar edhe katër vjet suksesi.

"Së bashku do të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë që katër vitet e ardhshme të jenë vite suksesi për Gjermaninë", deklaroi kancelarja Merkel, partia konservatore e së cilës fitoi mazhorancën absolute në parlament sipas të dhënave të fundit.

ORA 19:OO SONDAZHET: MERKEL PO KRYESON ZGJEDHJET
Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, sipas sondazheve, po kryeson zgjedhjet. Parashikimet fillestare tregojnë se koalicioni i saj ka fituar 42.3% të votave. Ndërsa kundërshtari i Merkel, Perre Steinbrueck me Partinë e tij Social-Demokratike merr vetëm 26.3%. Liberalët,  aleatë të Merkel, mbeten jashtë Bundestagut me 4.5% votave.

Pjesëmarrja në votim në Gjermani konsiderohet më e lartë se 4 vjet më parë. Sipas zyrës elektorale, deri në orën14:00 kishin votuar rreth 41.4% e zgjedhësve  kundrejt 36.1% në vitin 2009, kur pjesëmarrja në përfundim ishte 70.78%, më e ulta në histori.
 
GJERMANET VOTUAN SOT PER PARLAMENTIN E RI
Gjermanët votuan sot për parlamentin e ri, ndërkohë që Angela Merkel është favorite për të marrë mandatin e tretë si kancelare e vendit. Sondazhet nxjerrin Kristiandemokratët e Merkelit si forcën e parë me mbi 38% të votimeve, por mbetet për t’u parë rezultati i Demokratëve të Lirë, partneri aktual në koalicionin qeverisës të zonjës Merkel.
 
Kjo parti, përfaqësuesi më i njohur i së cilës te ne është ministri i jashtëm Guido Westerwelle, ka pësuar rënie të ndjeshme në rezultate që prej vitit 2009 ku kishin një mbështetje të popullit prej 14.6%. Në këto zgjedhje supozohet se ata rezikojnë mos të mbledhin as 5% të votave, minimum ky për të hyrë në parlamentin gjerman.
 
Ndër skenarët e aleancave post zgjedhjeve është edhe një koalicion i gjerë mes partisë se Merkelit dhe Socialdemokratëve në opozitë. Këto dy parti kanë qenë në koalicion qeverisës gjatë viteve 2005-2009.
 
Socialdemokratët, të cilët humbën shumë votues pas atij eksperimenti, do t’i kushtonte shtrenjtë Merkelit duke përfshirë ministrinë e Financave dhe disa pika kryesore të platformës së tyre si paga minimale dhe rritje taksash për të pasurit.
 
Risia në këto zgjedhje mund të jetë partia Alternativa për Gjermaninë, një parti e cila u krijua 7 muaj më parë. E udhëhequr nga një grup akademikësh, juristësh dhe gazetarësh, kjo parti kërkon që gjermanët të konsiderojnë të kthehen te marka gjermane dhe të largohen nga euro.
 
Këto pretendime të tyre, kanë bërë që disa mbështetës të kësaj partie, të rivlerësojnë edhe një herë votën e tyre. Nëse kjo parti do të arrijë të sigurojë 5 % e nevojshëm per t’u futur në parlament, do të ishte partia e parë e re që prej 1990-ës dhe e vetmja në favor të largimit nga eurozona.
 
Merkel, nga ana e saj, kërkoi një mandat të qartë dhe të fortë në fjalën para zgjedhësve dje ne Berlin: “U kërkoj njerëzve në Gjermani të më japin një mandat të fortë që të mund të vazhdoj t’i shërbej vendit për katër vitet e ardhshme, për një Gjermani më të fortë, një vend që është i respektuar në Europë, që ndjek interesat e tij, por që është edhe mik i shumë vendeve”.
 
Zakonisht, në traditën politike gjermane, koalicioni qeverisës vendoset pas disa javë bisedimesh qe ndjekin rezultatin zgjedhor. Në të kaluarën vetëm kancelarët Adenauer dhe Kohl kanë arritur të qeverisin vendin per tre mandate.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend