BERLIN - Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi në linjë telefonike presidentit rus Vladimir Putin që të mbështesë me të gjithë peshën e tij kërkimin e një zgjidhje të shpejtë për konfliktin mbi gazin me Ukrainën, ndërkohë që dimri po afron.
Gjatë kësaj bisede telefonike mbi konfliktin e armatosur në Ukrainë, kancelarja insistoi gjithashtu mbi faktin se zgjedhjet e parashikuara në lindje të vendit të dielën duhet të jenë konform me ligjet uikrainase.
"Për sa i përket konfliktit të gazit ruso-ukrainas, kancelarja i kërkoi presidentit Putin që të përdorë gjithë forcën e tij për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë ndërkohë që dimri po afron", sipas komunikatës së kancelares.
Kompania ruse "Gazprom" ndërpreu në qershor livrimin e gazit drejt Ukrainës, pasi Kievi kishte refuzuar rritjen e çmimit të gazit të dekretuar nga Moska pas ardhjes në pushtet të proevropianëve në Ukrainë në Shkurt./ATSH/
/Shqiptarja.com