MYNIH - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se livrimi i armëve perëndimore ushtrisë ukrainase nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit që ka përballur Kievin me separatistët prorusë në lindje të vendit.
"Jam thellësisht e bindur që ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht (..) Progreset për të cilat Ukraina ka nevojë nuk mund të arrihen me shumë armë", theksoi ajo në konferencë për sigurinë që po mbahet sot në Mynih.
Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë arritur, pas pesë orëve negociatash në Kremlin, të marrin nga presidenti rus, Vladimit Putin miratimin e tij për këtë projekt, por asnjë detaj nuk u zbulua./ATSH/